Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres, ka bërë një mesazh special për tifozët e Chelseat.
Torres u rikthye në Stamford Bridge me skaudrën e tij aktuale, Atletico Madrid, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
33 vjeçari ishte për katër vite futbollist i gjigantit anglez, pasi ishte transferuar nga Liverpooli për 50 milionë euro. Edhe pse nuk kishte arritur të bartë formën e tij që e kishte me Liverpoolin në fanellën e Chelseat, por ai do të mbahet mend gjatë në mendjen e tifozëve të kampionit aktual të Anglisë.
Spanjolli kishte luajtur një rol të rëndësishëm në fitimin e trofeut të Ligës së Kampionëve, në vitin 2012, si dhe kishte shënuar gol në finale të Evropa Ligës kundër Benficas.

Torres për Chelsea është paraqitur në 172 ndeshje dhe kishte shënuar 45 gola.
Ai në rrjetin e tij social, Twitter, iu dërgoi një mesazh tifozëve të Chelseat, duke shkruar se gjithmonë do të jenë në zemrën e tij.
“Nuk ndodhi, por ne do të vazhdojmë të luftojmë. Falemderit për përkrahjen e Stamford Bridge, ju gjithmonë do të jeni në zemrën time”, ka shkruar Torres.
Chelsea dhe Atletico barazuan me rezultat 1 me 1, në ndeshjen e fundit të grupit C. /arbresh.info/
Raportohet se shefi i Pentagonit po e monitoron operacionin ...
Kryeministri australian: Australia është me popullin iranian
“Nuk kemi marrë pjesë në sulm”, Britania: Iranit nuk duhet t...
Dalin pamje të reja nga Teherani, njerëz në nxitim e kolona ...
Vijon kundërpërgjigja në disa fronte nga Irani, pas Bahreini...
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Ajatollah Khamenei largohe...