Sulmuesi me eksperiencë të madhe, Fernando Torres është afër vazhdimit të kontratës për edhe një vit me Atletico Madridin.
Ish ylli i Liverpoolit dhe Chelseat, i cili feston ditëlindjen e 33-të të hënën, tashmë i ka plotësuar kërkesat e pranuar më parë me klubin për të vazhduar qëndrimin edhe për një vit tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Torres ishte votuar nga tifozët si Lojtari i Muajit gjatë shkurtit dhe së fundmi është rikuperuar nga lëndimi në kokë që pësoi në barazimin 1 me 1 në ‘Deportivo La Coruna’ në fillim të muajit.
“Jam shumë i lumtur me Fernandon”, ka thënë trajneri i Atleticos, Diego Simeone. “E shoh atë në stërvitje, stërvitet më mirë se të rinjtë”
Ish reprezentuesi i Spanjës ka shënuar shtatë gola brenda 31 paraqitjeve për “Los Rojiblancos” këtë sezon./arbresh.info
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...