Barcelona mori një ofertë nga Chelsea në ditët e fundit të merkatos për talentin, Fermin Lopez.
Mirëpo oferta prej 40 milionë nga “Blutë e Londrës” u refuzua nga katalanasit, shkruan Arbresh.info.
Lopez së fundmi tha një intervistë për Mundo Deportivon ku foli rreth asaj oferte.
“Epo, në fund të fundit, prioriteti im ka qenë gjithmonë të jem te Barcelona. Kur erdha këtu 12 vjeç, ishte ëndrra ime të jem këtu, të arrij te skuadra e parë.”
“Gjithmonë është një kompliment kur ka interes nga klube të tjera, por e vërteta është se gjithmonë kam pasur idenë që të qëndroj te Barça dhe të jem në gjendje të arrij sukses këtu.”
“Jo vetëm këtë javë por që nga momenti kur u futa në ekipin e parë, jam ndjerë shumë i dashur nga tifozët. Është diçka që e vlerësoj shumë, ndihem si lojtar i rëndësishëm për tifozët e Barçës dhe e dua këtë gjë!”, tha ai.
Fermin Lopez është pjesë aktive e ekipit të parë të Barcelonës që nga sezoni 2023/24 ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij./Arbresh.info
🔵🔴 Fermín López on Chelsea bid: “My priority has always been Barcelona. This club is my dream since I was a kid”.
“It is always a compliment that there is interest from other clubs, but the truth is that I always wanted to stay and succeed at Barça”. pic.twitter.com/EYWV25sqZz
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 2, 2025
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë