Skuadra e Ferizajt e ka humbur edhe ndeshjen e dytë nga skuadra holandeze JuRo Unirek.
Të dielën në ‘t Veld të Holandës, Unireku fitoi me rezultat 37:13. Të shtunën skuadra holandeze fitoi 35:14. Me dy fitore, JuRo Unirek avancon në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Ndërkohë Ferizaj ndalet në raundin e dytë, njëjtë si Vushtrria, Istogu e Prishtina.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:7 për holandezet.
Meri Koneski ishte më efikasja te Ferizaj. Ajo shënoi 7 gola nga 17 tentime. Dy gola i shënoi Mirjeta Dinolli, ndërsa nga një e shënuan Iva Stojkovska, Mimoza Sefedini, Albulena Kelmendi e Bjondina Ramabaja.
Tani skuadrat e hendbollisteve u kthehen sfidave vendore. Pritet garë e mirë për titull të kampionit dhe për Kupën e Kosovës.
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...