Klubi i futbolli i Ferizajt do të kalojë në pronësi të ish-futbollistit të Premierligës, Brian Christopher Deane, dhe disa donatorëve të tjerë shqiptarë, në një ceremoni zyrtare sot pasdite në kryeqytet.
Ish-sulmuesi i Sheffield United dhe Middlesbrough në Premierligë, Deane bashkë me donatorë të tjerë do ta privatizojnë klubin e Ferizajt sot në orën 18:00, njofton vetë klubi i Superligës së Kosovës, raporton Gazeta Express.
Klubi e ka vlerësuar këtë ditë si të madhe dhe të shumëpritur, në një reagim në rrjetin social Facebook.
“Sot është një ditë e madhe për klubin tonë, një ditë që e kemi pritur që sa vite. Sot klubi jonë do të privatizohet nga ish-futbollisti i Premier League, Brian Dean dhe donatorët e tjerë vendor”, thuhet në njoftim.
Deane ka kohë që punon në Ferizaj për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në këtë qytet.
Nis numërimi i votave të para
KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, ...
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind