Ferizaj e ka nisur edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar për mrekulli duke e mposhtur kampionen në fuqi Dritën.
Skuadra e Arsim Abazit triumfoi minimalisht me rezultat 1-0, shkruan Arbresh.info.
Goli i vetëm në këtë sfidë u shënua në minutën e dhjetë nga Jakup Berisha.
Gjashtë minuta para mbylljes së pjesës gjilanasit mbetën me një futbollist më pak, ku me karton të kuq u ndëshkua Raddy Ovouka.
Edhe në pjesën e dytë, dy skuadrat patën mundësitë e veta, Ferizaj me Peposhin e Avdullin por Faton Maloku ishte në vend.
Kurse Drita rrezikoi me Arb Manajn por pa efikasit.
Në javën e dytë Ferizaj takohet me Prishtinën e Re kurse Drita do të luaj ndaj skuadrës së kthyer në elitë Drenicës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...