Ferizaj dhe Dukagjini luajnë sot ndeshjen hapëse të javës së tetë në Superligën e Kososvës në futboll.
Kjo ndeshje nis nga ora 15:00 dhe luhet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, shkruan Arbresh.info.
Skuadra e drejtuar nga Arsim Abazi nuk po kalon një formë të mirë pasi në pesë ndeshjet e fundit nuk njeh për fitore.
Formë aspak të mirë nuk po kalon as Dukagjini i Ismet Munishi që ka tri humbje radhazi.
Pas shtatë ndeshjeve të luajtura, klinasit janë në vendin e tetë me gjashtë pikë kurse Ferizaj është në pozitën e nëntë me katër sosh.
Hera e fundit kur ishin ndeshur këto dy skuadra ka qenë në vitin 2023, kur Ferizaj e kishte mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-1./Arbresh.info
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?