Ferizaj ka vazhduar me përforcime, pasi emërimit të kryesisë së re dhe trajnerit Afrim Tovërlanit.
Pasi nënshkruan me Florim Berbatovcin, Fuad Karabegun dhe Granit Jasharin, klubi ka arritur marrëveshje me Genc Hamitin.
Klubi e ka zyrtarizuan në faqen e tyre në rrjetet sociale.
Madje Hamiti ka zhvilluar ndeshjen e parë me fanellën e Ferizajt.
“Ai ka luajtur kundër Vllaznisë se Pozhoranit, që u mbyll me rezultat 2-0. Të dy golat janë shënuar pikërisht nga mesfushori sulmues Genc Hamiti”.
“Gjithashtu ju njoftojmë se shpejti pritën të prezantohet një portier nga Maqedonia dhe dy futbollistë nga Shqipëria. Vazhdojmë të bashkuar më të fortë se kurrë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Afrim Tovërlani kërkon edhe tri apo katër përforcime që ta komponojë skuadrën.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit