Legjenda e Manchester United-it, Rio Ferdinand beson se sulmuesi Marcus Rashford, ka potencialin për t’u bërë yll botëror.
“Djjatë e Kuq” dje fituan kundër PSG-së dhe nisën Ligën e Kampionëve me fitore, transmeton portali arbresh.info.
22-vjeçari realizoi golin e fitores duke shënuar rreth 18 metra larg portës, gjë që mahniti të gjithë.

Ferdinand është ndarë i kënaqur dhe beson se anglezi në të ardhmen do bëhet yll botëror nëse vazhdon të përmirësohet.
“Mund të bëhet yll botëror nëse vazhdon të përmirësohet. Ai duhet t’i rregullojë disa elemente”.
“Marcus shënon gola fantastik dhe krijon gola të bukur, nëse do e mban deri në fund, ky djalë do bëhet i pabesueshëm”, deklaroi ai.
United-i në ndeshjen e radhës përballet me Chelsea-n./arbresh.info.
Tragjike: Humb jetën një 10-vjeçar në Tetovë, ra nga ballkon...
Kryediplomati kroat: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë më 1999 sh...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte arrin në Shkup
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë paralajmëron rritje të kosto...
“Çdo sukses është për ju”, Elijona shkon te varret e nënës d...
Mbrohen në heshtje të akuzuarit për rastin e shpërthimit në ...