Bombë në Portugali. Sipas rrjetit televiziv CMTV, 67 -vjeçari Jorge Jesus do të jetë trajneri i ri i Fenerbahçes.
Gazetarët, të cilët e gjetën atë në aeroportin e Lisbonës, e pyetën për ekipin turk, të cilit ai u përgjigj: “Ndoshta duhet të shkoj”.
Pas dhjetorit, kujtojmë largimin e Vitor Pereira-s, Fenerbahçe po ecën me Ismail Kartalin në pankinë. Nga ana tjetër, Jorge Jesus është pa ekip që nga dhjetori i vitit 2021, kur u largua nga Benfica.
Gazetari portugez, Pedro Sepuvelda, ka shkruar në Twitter se Fenerbahçe ka biseduar me Jesus në Lisbonë dhe është vendosur që vendimi përfundimtar të merret sapo Fenerbahçe të sigurojë praninë në Champions League. Dy ndeshje para fundit të kampionatit, ekipi është në vendin e dytë dhe +5 nga Konyaspori i 3-të./arbresh.info/
❗️Fenerbahce e Jorge Jesus chegam a acordo para uma data para a decisão final. Reunião entre Jesus e o @Fenerbahce aconteceu hoje em Lisboa! Uma decisão final será tomada assim que o Fenerbahce garanta presença na @ChampionsLeague . ?? pic.twitter.com/68NMKCTkSh
— Pedro Sepúlveda (@pedromsepulveda) May 9, 2022
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...