Gjiganti turk i futbollit, Fenerbahçe, ka rritur interesimin për transferimin e Vedat Muriqit.
Mediat spanjolle, duke përfshirë “Mundo Deportivo” kanë shkruar të martën mbrëma e të mërkurën që Fenerbahçe është e gatshme të paguajë 10 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Kosovës në afatin kalimtar të janarit.
Nga Fenerbahçe pritet të largohet Youssef En-Nesyri, që po joshet nga një ofertë prej Arabisë Saudite. Dhe skuadra e Jose Mourinhos më pas mund ta transferojë Muriqin.
Mbetet të shihet nëse Mallorca, që paraqitet në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës më 9 janar, do të pajtohet të heq dorë nga Muriqi
Muriqi ka qenë më parë pjesë e Fenerbahçes, ku në edicionin 2019/2020 kishte shënuar 17 gola në 36 paraqitje, ndërsa i kishte edhe shtatë asistime. Ato paraqitje ia mundësuan transferimin te Lazio.
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë