Skuadra elitare e Turqisë, Fenerbahçe ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Juventusit, gjermanin Sami Khedira.
Lajmi është bërë i ditur të enjten nga mediumet italiane.
Mësohet se Fenerbahçe tashmë ka kontaktuar Juventusin, duke ofruar rreth dhjetë milionë euro për kartonin e Khediras. 32-vjeçari, ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2021, por pritet të largohet nga kampioni i Italisë gjatë kësaj vere për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Maurizio Sarri pas ardhjeve të Adrien Rabiotit e Aaron Ramseyt, transmeton Koha Ditore.
Khedira është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 dhe në Serie A ka shënuar 21 gola e ka asistuar nëntë herë në 87 paraqitje. Ai ka fituar katër tituj kampioni të Italisë kurse karrierë ka bërë edhe te Real Madridi e Stuttgarti. Ka edhe 77 paraqitje me Përfaqësuesen e Gjermanisë./koha.net/
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...