Ish trajneri i Bayern Munichut ka shpenzuar 18 muaj te klubi kinez por nuk i është ofruar kontratë e re pavarësisht se i siguroi atyre pozitën e gjashtë në tabelë sezonin e kaluar.
Ish trajneri i Bayern Munichut dhe Fulhamit, Felix Magath është shkarkuar nga klubi i Super Ligës së Kinës, Shandong Luneng, transmeton portali arbresh.info. Gjermani shpenzoi 18 muaj te skuadra kineze, por Shandong ka refuzuar shansin për t’i ofruar atij një marrëveshje të re për të qëndruar në detyrë.
Lexo edhe: Shkodran Mustafi shpallet lojtari më i mirë në Premierë Ligë
64-vjeçari është zëvendësuar nga Ziaopeng Li, i cili ishte njëri nga asistentët e Magathit.
Ish trajneri i Bayern Munichut arriti në Kinë në qershor të vitit 2016 dhe i ndihmoi klubit të dal nga zona e dëbimit në atë sezon.
Vitin e kaluar, ai i ndihmoi Lunengut të sigurojë pozitën e gjashtë në Super Ligën e Kinës, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për klubin që ai ta mbajë detyrën e tij./arbresh.info/
Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plag...
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...