West Ham ka zyrtarizuar marrëveshjen me Lazion për Felipe Anderson, i cili do të rikthehet në Serie A.
Njoftimi u bë nga klubi anglez i West Hamit, pjesë e të cilit ishte braziliani deri më tani.
“West Ham United mund të konfirmojë se ka arritur një marrëveshje për transferimin përfundimtar të Felipe Andersonit te Lazio, në Serie A”.
“Sulmuesi 28-vjeçar, i cili u bashkua me “Hammers” në verën e vitit 2018, ka shënuar 12 gola në 73 paraqitjet me klubin tonë. Sezonin e kaluar ishte në huazim me Porton në Portugali”.
“West Ham United dëshiron ta falënderojnë Felipe Andersonin për kontributin e tij dhe i uron fat në të ardhmen”.
Lojtari kthehet në Lazio pas katër sezonesh, ndërsa me klubin italian ka 177 paraqitje dhe 34 gola. /Telegrafi/
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...