Ylli i Fiorentines, Federico Chiesa duhet të zgjedh mes katër klubeve, si Juventus, Inter, Manchester United dhe Chelsea.
22-vjeçari ka mahnitur të gjithë me paraqitjet dhe pavarësisht që kontrata i skadon në qershor të vitit 2022, pritet që të largohet në verë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Corriere Fiorentino, gara është duke u zhvilluar mes katër klubeve, dy nga Italia dhe dy nga Franca.
Inter dhe Juventus janë duke e vëzhguar që disa muaj, derisa “Zonja e Vjetër” mbetet favorit.

Ndërsa, në Premierë Ligë, Arsenal dhe Tottenham kanë hequr dorë, duke lënë vetëm Manchester United e Chelsea të interesuar.
Fiorentina dëshiron vetëm para për italianin dhe nuk preferon të bëjë shkëmbime mes lojtarëve dhe kjo i jep përparësi skuadrave angleze.
Presidenti i klubit italian, Rocco Comisso gjithashtu preferon të mos i përforcojë skuadrat rivale, sidomos Juventus, klub i cili ka dominuar kampionatin italian në dekadën e fundit.
Klauzola e lirimit të Chiesa-s mbetet 60 milionë euro./arbresh.info.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër