Roger Federer e ka nisur mbarë rrugëtimin e tij në grand slemin e Australian Open, ku do të mbrojë titullin fituar një vit më parë.
Numri 2 në botë fitoi 3-0 (6-3, 6-4, 6-3) ndaj sllovakut Aljaz Bedene, duke avancuar më tej.
Një ndeshje e mirë e zviceranit, që tregoi se është në formën optimale, duke e dominuar takimin në të tri setet, shkruan Telesport.
Nuk zhgënjen as argjentinasi Juan Martin Del Potro, numri 12 në botë, që eliminoi amerikanin Frances Tifaoe, duke fituar 3-0 (6-3, 6-4, 6-3), një ndeshje ku amerikano-latini pati epërsi.
Një biletë për në raundin e dytë pret edhe austriaku Diminic Thiem, numri 5 në botë, që eliminoi argjentinasin Guido Pella, pas fitores 3-0 (6-4, 6-4, 6-4). Nesër do të nisin takimet e raundit të dytë të grand slemit të Australian Open, turne që zhvillohet në Melburn. /Telesport/
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”