Roger Federer do të debutojë kundër Frances Tiafoe në turneun ATP 500 të Bazelit, më synimin për t’i shtuar një tjetër trofe palmaresit të tij.
Zvicerani tha se ndihet mirë, por qëllimi i tij nuk është të rrëmbejë vendin e parë në ranglistën e përgjithshme.
“Ndihem mirë dhe po stërvitem rregullisht. Më duhet të përshtatem me kushtet, sepse gjithmonë është e vështirë të kalosh nga një turne te tjetri”.
“Në sallat e mbyllura topi kërcen ndryshe. Është e vështirë të bëj një krahasim me fillimin e sezonit. Në pjesën e dytë të vitit kam luajtur më mirë”.
Zvicërani shpjegoi më tej se qëllimi i tij nuk është të zbresë nga froni spanjollin Nadal, por thjesht të fitojë turneun e radhës.
“Nuk është prioriteti im ngjitja në majën e klasifikimit. Do të ishte gabim i madh nëse do ta mendoja gjithmonë. Dëshiroj të triumfoj në Bazel, pastaj janë “Finals” në Londër. Dua të fitoj, por jo të jem me çdo kusht numri një. Edhe nëse do t’i fitoj të dy turnetë, vështirë se do të mund Rafan, që e meriton të jetë në atë pozicion”.
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...