Federata Shqiptare e Futbollit ka aplikuar në UEFA pranë projektit UEFA Assist për të akorduar fondin prej 40 mijë eurosh në ndihmë të Federatës së Futbollit të Anguilës.
Ky shtet i vogël në Karaibe u përfshi në ditët e para të shtatorit nga goditjet e stuhive të fuqishme të uraganit Irma, transmeton Super Sport.
Në një projekt të tillë, sikundër dhe anëtaret e tjera të UEFA-s, është përfshirë edhe FSHF, duke aplikuar për të akorduar këtë kontribut për këtë vend që u godit nga një fatkeqësi natyrore.
UEFA Assist është një program i posaçëm nga UEFA për solidarizim dhe mbështetje për zona dhe vende të tilla që janë goditen nga fatkeqësi natyrore.
Kjo nismë, ne kuadrin e vendosjes së marrëdhënieve dhe me federata nga kontinente te tjera, është parë me prioritet nga FSHF, e cila do te kërkojë gjithmonë e më tepër shtrirjen e raporteve ndërkombetare me federatat homologe. /Super Sport/
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...