Federata e Futbollit e Greqisë nëpërmjet një shkrese drejtuar presidentin Agim Ademi ka falënderuar edhe një herë për mikpritjen që FFK i bëri Kombëtares së Greqisë në Kosovë.
“Ne duam t’ju falënderojmë edhe një herë për mikpritjen tuaj dashamirëse dhe bujare gjatë qëndrimit të Kombëtares sonë në Kosovë.
Shpresojmë se do të jemi në gjendje të japim të njëjtën mirësjellje për vendet tona dhe ne dëshirojmë të rikonfirmojmë se Federata e Futbollit e Greqisë është gjithmonë në dispozicionin tuaj për çdo bashkëpunim midis Federatave tona, për zhvillimin e lojës sonë të dashur”, thuhet në shkresën e federatës greke.
Mbrëmë Kosova barazoi me Greqinë (1:1) në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Kjo ishte përballja e tretë e Kosovës me Kombëtaren helen që nga anëtarësimi në UEFA e FIFA. Më parë Dardanët janë ballafaquar me grekët edhe në kuadër të Ligës së Kombeve. /arbresh.info/

27-vjetori i rënies së Luan Haradinajt, Haradinaj: Krenaria ...
Raportohet për një takim mes Pérezit dhe Mourinhos për rikth...
“Ju kurrë nuk ia kthyet shpinën Kosovës”, Osmani thirrje mër...
Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e...
Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati befason me përgji...
Zgjedhjet e 7 qershorit, Elezi: 18 parti konfirmojnë pjesëma...