Federata e Notit e Kosovës organizoi garën e notit ‘Kupa e Pavarësisë’, e cila u mbajt në pishinën ‘Zeniti’ në Prishtinë.
Notarët e notaret nderuan 9-vjetorit e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. “Morën pjesë rreth 80 garues nga 11 klubet e Kosovës: ‘Besa’ e Banjës, Ilirida nga Fushë Kosova, ‘Termopan’ nga Prishtina, ‘Shark’ nga Prishtina, O2 Prizreni, ‘Shkolla Zenit” e Prishtinës, ‘Nemo’ nga Prishtina, Vëllaznimi nga Gjakova, Mitrovica, ‘H2O’ nga Prishtina dhe K.S.U ‘Zenit’ nga Prishtina. Tri klubet fituese në bazë të medaljeve të fituara dolën: Vendi i parë: Klubi i Notit “Termopan”.
Vendi i dytë: Klubi i Sporteve të Ujit “Zenit” dhe vendi i tretë: Klubi i Notit “Mitrovica”. Sportistët më të mirë me pikë FINA u shpallën: Dren Ukimeraj K.S.U. “Zenit”, tek femrat: Yllka Ahmeti K.N “Termopan”, bënë të ditur Astrit Haliti, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...