Federata e Futbollit e Kosovës tashmë tradicionalisht e organizon turneun memorial në futsall kushtuar Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, transmeton Arbresh.info nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Sivjet ky turne do të mbahet më 4 e 5 mars në Prishtinë. Pjesëmarrëse në këtë turne do të jenë katër skuadra: Besa, Prishtina, Drenica dhe Prizreni.
Tërheqja e shortit do të bëhet më 2 mars në zyrat e Komisionit të Futsallit në Prishtinë në orën 16:00, ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 4 mars në pallatin “1 Tetori”, derisa ndeshja finale më 5 mars në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit. /Arbresh.info
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...