Federata e Futbollit të Bullgarisë ka dhënë një njoftim të ‘çuditshëm’ për tifozët që do të udhëtojnë në drejtim të Kosovës.
Kosova dhe Bullgaria do të luajnë ndeshjen në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.
Por, qytetin e Prishtinës, federata bullgare nuk e sheh si të sigurtë për tifozët e saj, duke iu tërhequr vërejtjen për shëtitjet larg qendrës së qytetit, ku sipas tyre mund të hasin në mina të mbetura nga lufta e fundit e Kosovës.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell disa pjesë nga njoftimi i lëshuar prej federatës së futbollit të Bullgarisë.
“Ndeshja Kosova – Bullgaria do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, me një popullsi prej mbi 200,000 njerëzish. Ne këshillojmë që natën vonë të shmangen xhirot jashtë qendrës së qytetit për arsye sigurie. Shëtitje po, por shmangni vizitat në largësi për shkak të pranisë së mundshme të minave të mbetura” thuhet në njoftimin e federatës bullgare.
Më tutje në njoftim, qytetarët bullgar njoftohen për mundësitë e kalimit në kufirin e Kosovës, ku rruga që rekomandohet është ajo përmes Maqedonisë veriore, si dhe informata të tjera rreth kartonit të gjelbër dhe informata të tjera.
Një njoftim ky jo shumë i mirë për të paraqitur fytyrën e vërtetë të shtetit tonë, Kosovës, si dhe kryeqytetit Prishtinës. /Lajmi.net/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...