Kampioni i Kosovës në futsall, Prishtina 01, ka pësuar një disfatë të rëndë në hapje të fazës “Main Round” të UEFA Futsal Champions League.
Në takimin e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Makarska të Kroacisë, skuadra portugeze Sporting Lisbon triumfoi me rezultatin 19-1 ndaj Prishtinës 01.
Skuadra kosovare e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi me golin e Drilon Maxharrajt, por më pas nuk arriti të përballonte presionin e madh të kampionëve të Portugalisë.
Sporting shënoi 10 gola në pjesën e parë dhe nëntë të tjerë në të dytën, duke vulosur fitoren më të thellë të mbrëmjes.
Përveç Sportingut, në Grupin 4 bëjnë pjesë edhe Kairat Almaty nga Kazakistani dhe Novo Vrijeme nga Kroacia, nikoqire e grupit.
Prishtina 01 do ta zhvillojë ndeshjen e dytë të premten ndaj Novo Vrijeme, ndërsa fazën grupore e mbyll më 1 nëntor kundër Kairat Almaty.
Sipas rregullores, tri skuadrat e para të grupit sigurojnë kualifikimin në Elite Round.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...