Me fitore ndaj kampionëve të Anglisë, Turqisë, Gjermanisë e Rumanisë dhe me humbje nga kampioni ukrainas dhe barazimi me kampionin aktual Azerinm, FC Liqeni nga Drenasi e ka mbyllur këtë vit garash në arenën ndërkombëtare në formën më të mirë.
Kjo skuadër ishte debutuese këtë edicion në “Champions League”.
Si kampion i Kosovës dhe fitues i kupës nga sezoni i kaluar, ku po ashtu ishin debutues të Superligës, përfaqësimi i Kosovës në kuadër të klubeve të futsallit këtë vit në “Champions League” ishte tejet dinjitoz, duke mos harruar faktin se ky klub është krijuar para dy vitesh.
Klubi tani do të kthehet në vendlindje për të vazhduar garat e Superligës me synim të mbrojnë titullin e kampionit./Arbresh.info
“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...