FC Ferizaj ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe për një sezon tjetër me sulmuesin Betim Haxhimusa.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Haxhimusa është pjesë e Ferizajt që nga sezoni 2022/23 kur u transferuar nga Drita si lojtar i lirë.
Ai ka shënuar tre gola këtë edicion në Superligën e Kosovës.
NJOFTIMI I PLOTË NGA FERIZAJ:
Vazhdojmë edhe për një sezon me Betim Haxhimusën!
Sulmuesi ynë me përvojë dhe shpirt luftarak do të jetë pjesë e ekipit edhe për sezonin e ri!
Me grintën dhe energjinë e tij në fushë, Betimi do të vazhdojë të japë gjithçka për fanellën e klubit tonë!
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët