FBK vendos ta anulojë Superkupën e Kosovës për edicionin 2025/26

16:11 | 1 Tetor 2025
D.H

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka marrë disa vendime për edicionin e ri në basketbollin kosovar.

Edicioni i ri në elitën e basketbollit kosovar do të nis këtë fundjavë me 4 tetor, por menjëherë pas kësaj do të ketë pushim për shkak të zgjedhjeve lokale në Kosovë, shkruan Arbresh.info.

“ProCredit Superliga do fillojë me datë 4-5 tetor 2025 në palestrat sportive përkatëse, ndërsa xhiro e dytë (II) vazhdon me datat 18-19 tetor 2025 në palestrat sportive përkatëse”, shkruhet në vendimin e FBK-së.

Gjithashtu një tjetër vendim i çuditshëm është ai i anulimit të Superkupës së Kosovës për këtë edicion.

“Është vendosur që Superkupa e Meshkujve për edicionin 2025/26 të anulohet dhe të mos zhvillohet, me qëllim që të mos tejzgjatet vijimi i ProCredit Superligës dhe të sigurohet zhvillimi i garave sipas kalendarit të paraparë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

NJOFTIM I PLOTË NGA FBK-JA:

Shpërndaje në rrjete sociale