Fationa Kasapi ka arritur fitore në finale të Kupës Evropiane për junior, e cila është duke u zhvilluar në Athinë të Greqisë.
Kasapi arriti medalje të artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, ku në finale arriti ta mposht turken Aysenur Karadag.
Xhudisjta kosovari ka qenë dominuese në gjithë finalën, ndërsa në sekondat e fundit arriti të realizoi “Waza-ari”.
Kjo medalje e artë është e para për të në kategorinë e juniorëve në nivelin e lartë.
Ajo vlerësohet shpresë e madhe e xhudos, ndërsa së shpejti pritet të testohet edhe në nivel senior.
Ndërsa në Athinë, Erza Muminoviq arriti medalje të bronztë në kategorinë deri në 53 kilogramë, kurse Debora Gjakova, Dardan Cena, Loris Sharapolli dhe Rios Kuka nuk arritën të fitojnë ndonjë medalje.
Fationa gjatë turneut në Athinë, është përballur me Daniella Zaguri nga Izraeli, Oliwia Watorek nga Polonia, Malenn Cotard nga Franca dhe në fund, mposhti në finale Aysenur Karadag nga Turqia. /arbresh.info/
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...