Fanellat e Arsenalit me emrin e Pierre Emerick Aubameyang prapa tashmë ka dalur në shitje pasi ylli i Borussia Dortmundit i është nënshtruar testit mjekësor në London Colney.
Sulmuesi gabonez është afër finalizimit të marrëveshjes për transferim te Arsenali për një tarifë prej 55.5 milionë funta nga gjiganti në Bundesliga, transmeton portali arbresh.info.

Arsenali nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht marrëveshjen, por në një video trajneri Arsene Wenger konfirmon aksidentalisht se tashmë kjo është punë e kryer.
Por, duket që disa dyqane nuk kanë mund të presin deri në zyrtarizmin e marrëveshjes dhe tashmë kanë nisur shitjet e fanellave që në mëngjes.
Në një foto që është duke qarkulluar në rrjete sociale shihet fanella e sezonit 2017/18 të Arsenalit me emrin prapa të Aubameyang./arbresh.info/

Zëvendësambasadori gjerman udhëton me tren nga Prishtina në ...
Shpërndarja e kuvendit në “dorë” të Kushtetueses
Aksident tragjik në Vranidoll, humb jetën ngasësi i motoçikl...
Arrestohet në Prishtinë 26-vjeçari i kërkuar për narkotikë
Parkingu bëhet shkas i sherrit ndërmjet dy personave në Priz...
Dron mbi burgun e Gjilanit, policia po heton rastin