Familja e legjendës së boksit Muhamed Ali, iu bashkua mijëra njerëzve në lutjet tradicionale myslimane në ‘Freedom Hall’, Kentucky.
Më shumë se 14,000 njerëz morën pjesë në shërbimin tradicional mysliman të xhenazes për tri-herë kampionin e botës në boks, i cili vdiq të premten në moshën 74 vjeçare.
Gruaja e tij, Lonnie, vajzat, Laila dhe Hana, dhe mesa Sydney, u fotografuan duke u dukur të ngrysura në shërbim, i cili shënon fillimin e dy ditëve të nderimit të sportistit i cili ishte konvertuar në fenë Islame, transmeton Gazeta Express.
Myslimanë të shumtë udhëtuan nga e gjithë bota për të qëndruar krahë për krahë në zonën e Kentucky, për t’i dhënë nderimet e fundit Alisë.
Një shërbim memorial ndërfetar është përcaktuar për të premten, ku do të marrin pjesë fytyrat më të njohura të botës.

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për dip...
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...