Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, është rreshtuar me një pjesë të liderëve botërorë në mbështetje të armëpushimit dyjavor midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, i cili u arrit gjatë natës me ndërmjetësimin e Pakistanit. Ky armëpushim synon të krijojë hapësirë për bisedime më të gjera dhe për të negociuar një përfundim të qëndrueshëm të luftës.
Merz nënvizoi se Gjermania është në konsultime të ngushta me partnerët e saj ndërkombëtarë për të mbështetur këtë proces dhe ka shprehur besimin se hapja e dialogut është e domosdoshme për të arritur paqe të përhershme.
“Mirëpres armëpushimin dyjavor që u dakordua mes SHBA-së dhe Iranit gjatë natës. Falenderojmë Pakistanin për ndërmjetësimin. Qëllimi tani duhet të jetë një fund i përhershëm i luftës. Jemi në konsultime të ngushta me partnerët tanë për këtë”, shkruan Friedrich Merz.
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, shënjestër vendet e rake...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...
E marta me diell e vranësira, temperaturat deri në 30°C
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...