Bashkimi Evropian ka përshëndetur marrëveshjen e armëpushimit dyjavor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të ndërmjetësuar nga Pakistani, duke e cilësuar si një “hap prapa nga pragu i greminës” dhe një mundësi e re për diplomaci.
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, në një reagim në platformën X, tha se armëpushimi “krijon një shans shumë të nevojshëm për të zbutur kërcënimet, për të ndaluar raketat, për të rinisur transportin detar dhe për të krijuar hapësirë për diplomaci drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme.”
Kallas theksoi se BE-ja është e gatshme të mbështesë këto përpjekje dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me partnerët rajonalë.
Ajo pritet të vizitojë Riadin të mërkurën, ku do të zhvillojë bisedime me Ministrin e Jashtëm Saudit, Princin Faisal bin Farhan, sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, Jassem al-Budaiwi, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.
SHBA dhe Irani kanë arritur një marrëveshje armëpushimi dyjavor, e ndërmjetësuar nga Pakistani, e cila synon të ulë tensionet dhe të hapë rrugën për bisedime diplomatike. Marrëveshja lidhet drejtpërdrejt me hapjen e plotë dhe të sigurt të ngushticës së Hormuzit, një pikë strategjike për transportin global të naftës.
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, shënjestër vendet e rake...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...
E marta me diell e vranësira, temperaturat deri në 30°C
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...