Hamilton do të largohet nga Shanghai pasi ka rikuperuar 8 pikë ndaj Vettel, në një fundjavë ku nuk luftoi dot me Ferrarin.
Kampioni i botës e mbylli garën në vendin e katërt, por nuk ishte aspak i kënaqur me atë që dha Mercedes në ketë garë dhe i duhet të falenderojë Verstappen për pozicionin që arriti.
“I jam mirënjohës Verstappen për mënyrën se si ai garon”, tha pas garës Hamilton.
Ndonëse të premten britaniku vendosi kohët më të shpejta në provat e lira, në garë Hamilton nuk kishte ritmin e garës dhe nuk përballonte dot rivalët. Edhe nisja që bëri nuk ishte ndër më të mirat: “Nuk ishte nisje e mirë dhe për këtë duhet të punojmë të përmirësohemi. Do të analizojmë me detaje këtë garë, sepse ishte një fundjavë për t’u harruar”, shtoi Hamilton.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...