Luka Modric mbrëmë ka debutuar me fanellën e Milanit, pas transferimit tek kuqezinjtë si lojtar i lirë.
Kroati mbyll një etapë 13 vjeçare me madrilenët dhe më pas iu bashkua gjigantit kroat, derisa mbërmë e luajti edhe ndeshjen e parë, shkruan Arbresh.info.
Ai u inkuadrua nga banka në minutën e 66-të në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Barit, në të cilën Milani triumfoi me rezultat 2-0.
Pas debutimit ditën e sotme 39-vjeçari ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Shtëpia ime e re! Faleminderit nga zemra të gjithë milanistëve për dashurinë dhe mikpritjen e ngrohtë që ma keni dhuruar mbrëmë në San Siro. Shihemi të shtunën”, ka shkruar Modric në Instagram.
Milani ditën e shtunë e nis edicionin e ri në Serie A ndaj Cremoneses, në sfidën e cila luhet në “San Siro”, me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
View this post on Instagram
Rama: Rreth 50% e shkollave në Kryeqytet kanë çështje të sig...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026