Facebook ka rënë dakord për një marrëveshje 200 milionëshe për të transmetuar ekskluzivisht ndeshjet e Premierë Ligës në katër vende aziatike nga viti i ardhshëm.
Kjo paraqet një sukses të madh për rrjetin social që kishte konkurrencë nga rrjetet televizive beIN Sports dhe Fox Sport Asia për të drejtat e transmetimit në Tajlandë, Vietnam, Kamboxhi dhe Laosi, transmeton portali arbresh.info.
Marrëveshja do të filloj nga sezoni 2019/20 dhe do të jetë e vlefshme deri më 2022, gjë që do të thotë se Facebook-u do të transmetoj drejtpërsëdrejti të gjitha 380 ndeshjet e Premierë Ligës në këto vende.
Facebook është duke u përpjekur për të përmirësuar për profolin e saj sportiv, ndonëse dështoi me ofertën e tyre për transferimin e Premierë Ligës së Indisë vitin e kaluar kundër ‘Star India’.
Besohet se Premierë Liga do të zhvillojë bisedime me kompanitë e tjera të mëdha si YouTube dhe Netflix./arbresh.info/
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...