Ish kapiteni i Arsenal-it, Cesc Fabregas beson se Arsene Wenger është më i mirë se Pep Guardiola dhe Jose Mourinho për t’i mësuar lojtarët e rinj.
Fabregas nën urdhrat e Wenger debutoi në vitin 2003, sa ishte vetëm 16-vjeç, transmeton portali arbresh.info.
Spanjolli beson se nuk ka ndonjë trajner më të mirë për lojtarët e rinj se Wenger, i cili i mëson të gjithë si të luajnë ndeshjet.

“Mendoj se Arsene Wenger është më i miri për lojtarët e rinj. Nuk e shoh ndonjë më të mirë sepse të jep mundësitë për të mësuar”.
“I mëson lojtarët e rinj si të luajnë ndeshjet. Ka fuqinë si të kalojë kohë me lojtarët dhe t’i mësojë gjithçka që dëshiron”.
“Ai e ka durimin. Nëse një herë luan keq, ai do të jap mundësi tjetër, pastaj përsëri një tjetër”, theksoi ai.
Fabregas momentalisht është te Monaco, ndërsa ky sezon për të ka përfunduar, pasi Ligue 1 u ndërpre parakohe./arbresh.info.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...