Cesc Fabregas nuk ka menduar largimin nga Chelsea pavarësisht fillimit të vështirë nën udhëheqjen e Antonio Contes.
Mesfushori spanjoll ishte rrallë i përfshirë në formacionin startues nga trajneri Antonio Conte gjatë sezonit 2016/17, transmeton portali arbresh.info. Në një intervistë për ‘Marca’, 30-vjeçari është pyetur nëse ka menduar largimin nga Stamford Bridge për këtë arsyeje.
“Të them të drejtën, jo”, tha fillimisht Fabregas. “Unë e di se çfarë mund të jap për skuadrën dhe pavarësisht nëse mund të luaj apo jo unë vendosa për të qëndruar në klub dhe për të luftuar”
“Me Antonion, nuk ka opsion tjetër përveçse se luftosh dhe të japësh 100 për qind në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje”
“Nuk po e mohojë këtë, ishte një sezon i vështirë”
Ish lojtari i Barcelonës dhe Arsenalit i ndihmoi Chelseat të fitoj titullin në Premierë Ligë./arbresh.info/
Haradinaj: AAK mbështet dërgimin e FSK-së në Gaza
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...