Mesfushori i Monaco-s, Cesc Fabregas i ka quajtur mbeturina thashethemet se ylli i Barcelonës, Lionel Messi do i bashkohet Inter.
Në muajin e fundit kanë qenë disa raportime se Messi do transferohet te Inter për të rikthyer përsëri derbin me rivalin, Cristiano Ronaldo që është te Juventus, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, argjentinasi i ka hedhur poshtë këto spekulime dhe në ndihmë i ka dal Fabregas i cili ka thënë se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do e mbyll karrierën në “Camp Nou”.

“Bisedoj me Messi-n, ideja e tij gjithmonë ka qenë që të përfundojë karrierën te Barcelona”.
“Pas kësaj shumë gjëra mund të ndodhin, por jam i sigurt se ai do e përfundojë karrierën te Barcelona”, theksoi ai.
Lionel Messi edhe këtë sezon vazhdon të jetë në formë të mirë, andaj shihet si një ndër kandidatët për ta fituar Topin e Artë./arbresh.info.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...