Mbrojtësi i Rio Aves, Fabio Coentrao duke folur për largimin e tij nga Real Madridi ka thënë se: “Do doja t’i tregoja disa gjëra, por nuk mundem”.
Tani si një 31-vjeçar, mbrojtësi i krahut të majtë u largua nga Madridi në formë të përhershme gjatë verës së kaluar pasi kishte shpenzuar gjithashtu periudha të gjata si një huazuar si te Monaco ashtu edhe te Sporting CP, transmeton portali arbresh.info.
“Shumë gjëra ka ndodhur dhe nëse do të shpjegoja atë që ndodhi më 31 gusht, ju nuk mund ta kaptoni atë që kam kaluar… Do doja të flisja por fatkeqësisht nuk mundem”, u ka thënë Coentrao gazetarëve.
“Do të kisha një karrierë të bukur, plotë tituj, kam luajtur në klubet më të mira në botë dhe tani fatkeqësisht jam kthyer në shtëpi”
“Nuk shikojë prapa, ku aty mund të isha, jam këtu tani dhe dua vetëm ta ndihmojë Rio Aven të vazhdojë në Primiera”, përfundoi Coentrao./arbresh.info/
Laporta dorëzon mbi 8 mijë nënshkrime dhe premton epokë të r...
SHBA-ja lëshon alarmin e sigurisë, paralajmëron qytetarët e ...
Hamza: Po që se do vinte një kandidat i familjes Jashari, 22...
Sulmi ndaj gazetarit Pacolli, Prokuroria: Po zhvillohen heti...
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis