Departamenti i Shtetit ka lëshuar një alarm sigurie, duke këshilluar qytetarët amerikanë në Iran të kërkojnë strehim në një vend të sigurt ose të largohen nga vendi me rrugë tokësore sa më shpejt të jetë e mundur.
“Kini kujdes, qeveria iraniane mund të kufizojë ose parandalojë largimet nga Irani. Shtetasit me dy pasaporta, amerikanë dhe iraniane, duhet të largohen nga Irani vetëm me pasaportë iraniane”, thuhet në njoftim, duke paralajmëruar për rrezikun e ndalimit nëse përdoret pasaporta amerikane ose përmendet ndonjë lidhje me SHBA-në.
Sipas Uashingtonit, opsionet për të dalë nga Irani përfshijnë Turqinë dhe Armeninë, të cilat ende lejojnë hyrje për mbajtësit e pasaportave amerikane.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...