Ish ylli i Napolit, Ezequiel Lavezzi do të pensionohet nga futbolli në fund të këtij viti.
Kontrata e Lavezzit me Hebei China Fortune skadon më 31 dhjetor, por lojtari ka luajtur sot (e mërkurë) për herë të fundit para tifozëve të klubit, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse skuadra e tij humbi 3 me 1 ndaj Guangzhou Evergrandes, tifozët shfaqën mirënjohje ndaj tij me një baner në të cilin shkruhej: “Legjendat nuk vdesin asnjëherë, ata nuk do të harrohen kurrë”.
Sulmuesi, i cili mbushi 34 vjeç në muajin maj, është i njohur për pesë sezonet e shpenzuara te Napoli nga viti 2013 deri në vitin 2018.
Gjatë qëndrimit të tij në San Siro, ai ka shënuar 48 gola dhe ka krijuar 57 asistime brenda 188 paraqitje duke fituar një Kupë të Italisë.
Lavezzi ka fituar gjithashtu katër tituj në Liga 1 te Paris Saint Germaini dhe ka shënuar nëntë gola brenda 51 paraqitjeve te Argjentina duke arritur në finalen e Kampionatit Botëror në vitin 2018./arbresh.info/
Policia e Kosovës shton masat e sigurisë për zgjedhjet e 7 q...
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...