Juventus-Real Madrid, mund të gjeni një finale më të bukur për këtë sezon? Vështirë do ta keni, pasi ekipi i Allegrit dhe Zidane kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm. Sonte në Cardiff në “Millenium Stadium” thjeshtë do të përcaktohet se cila prej tyre është ekipi më i fortë në Europë për sezonin 2016/17.
Bardhezinjtë kërkojnë të rikthehen në shtëpi me trofeun me veshë të mëdhenj, pasi mungon prej 21 vitesh, ndërkohë që Reali do të tentojë historinë për të fituar trofeun e 12-të.
Formacionet- Në pritje të zhvillimeve të reja, që do të raportohen minutë pas minute në portalin “Albeu” më lart janë formacionet me grafikat nga “Gazzeta dello Sport”.
“Zonja e Vjetër” do të luajë me skemën 4-2-3-1, teksa Cuadrado do ta nisë nga stoli, ndërkohë që Reali pritet ta startojë me Isco-n dhe jo me Bale. /albeu.com/

Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Prishtinë
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Arrestohet në Shtime i dyshuari që kanosi zyrtarët komunalë ...
Granit Xhaka rikujton incidentin kur ishte te Arsenali: I th...
Sot mbyllet fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme