Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka kritikuar FIFA-n pas dëmtimit që pësoi sulmuesi i krahut, Raphinha, gjatë një ndeshjeje miqësore të Brazilit kundër Francës (1-2).
Ylli brazilian, njëri nga lojtarët kryesor të Barcelonës këtë sezon u lëndua së fundmi dhe pritet të mungojë për pesë javë.
Ky lëndim dhe kjo mungesë e tij në fazën kryesore të sezonit ka bërë që presidenti i Barcelonës, Laporta, të reagoj ashpër ndaj FIFA-s.
“Lëndimi i Raphinhas është për të ardhur keq. FIFA duhet të bëjë kalendarin e saj duke pasur parasysh që këta lojtarë luajnë për klube të mëdha”, ka thënë fillimisht Laporta për Mon Esport.
“Është një ndeshje miqësore dhe një nga lojtarët më të mirë të ekipit pëson një dëmtim. Sigurisht që është bezdisëse”.
“Nuk mund t’i fajësosh lojtarët. Ata janë profesionistë dhe japin gjithçka për vendin e tyre”.
“Problemi është orari i ngjeshur, në kohën e sezonit ku ne po luajmë për gjithçka. Është irrituese!”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...