Erza Muminoviq është eliminuar në rrethin e dytë të Grand Prix të Austrisë.
Xhudistja kosovare u mposht nga garuesja e Azerbajxhanit, Gultaj Mammadaliyeva.
Parapraksht, në rrethin e parë Muminoviq e mposhti austriaken Carina Klaus-Sternëieser në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Ndërkaq, në kategorinë deri në 63 kilogramë do të garojë Laura Fazliu, e cila rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytë do të ketë punë me fituesen e duelit Momo Tatsukaëa – Sara Lisciani.
Kosova po përfaqësohet në Grand Prix të Austrisë me gjashtë garues.
Krahas Erzës dhe Fazliut, në këtë garë po marrin pjesë edhe Flaka Loxha, Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Shpat Zekaj, ndërsa kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë pushuar në këtë turne. /GE/
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 73-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...