Grezda ka shënuar golin e dytë në fitoren 3 me 0 të skuadrës së tij këtë të shtunë.
Mesfushori shqiptar, Eros Grezda thelloi epërsinë e Osijekit duke realizuar për 2 me 0 në minutën e 74′ të ndeshjes së zhvilluar në kuadër të xhiros së 19-të, shkruan portali arbresh.info.
Pas disa kombinimeve të bukura nga skuadra e tij në zonën e rreptësisë, Grezda realizoi me lehtësi pas një asistimit të bukur që pranoi pranë portës së portierit kroat të Rudes, Josip Condric.
Mesfushori Benedikt Mioc dhe mbrojtësi Petar Bockaj ishin dy golashënuesit e tjerë për skuadrën kroate nën udhëheqjen e trajnerit Zekic Zoran.
Ky gol ishte i treti këtë sezon për reprezentuesin e Shqipërisë brenda 15 paraqitjeve./arbresh.info/
https://youtu.be/l6lLTFAWcwQ
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira