Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi po vazhdon formën e jashtëzakonshme këtë edicion me skuadrën e Trabzonsporit.
Ai përsëri ka qenë protagonist duke shkëlqyer në fitoren 2-4 të Trabzonit në udhëtim tek Basaksehiri në kuadër të Kupës së Turqisë, shkruan Arbresh.info.
Reprezentuesi shqiptar realizoi dy asistime në këtë triumf. Ai dha një topë për Felipe Auguston në minutën e gjashtë për epërsinë 0-1.
Si dhe asistoi tek goli i dytë i barazimit në minutën e 70-të, të cilin e realizoi Esikhellac.
Përveç këtyre dy asistimeve, ai ka edhe tre gola të shënuar në ndeshjet e Kupës së Turqisë.
Ernest Muçi është në formë jetësore para ndeshjes më të rëndësishme në histori të kombëtares së Shqipërisë, atë ndaj Polonisë në kuadër të play-offit për Kupën e Botës.
Mirëpo mbetet të shihet nëse futbollisti i Trabzonsporit do të jetë i ftuar në listën e Sylvinhos për këtë takim.
Në përgjithësi këtë edicion, ai ka luajtur në 26 ndeshje ku ka shënuar 13 gola dhe tetë asistime./Arbresh.info
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...