Transferimi i Erjon Kastratit tek Trepça, para tri viteve bëri bujë të madhe mediatike, pasi largohej nga Golden Eagle Ylli si lojtari më i mirë në Kosovë.
Tashmë janë bërë tri vjet dhe kontrata e tij me Trepcën ka skaduar, dhe nuk ka rinovim, kështu që Erjon Kastrati dhe mitrovicasit, kanë ndarë rrugët pas një aventure tri-vjeçare, të suksesshme me shumë trofe, shkruan Arbresh.info.
Largimin e Kastratit e konfirmuan edhe nga kryesia e “Xehetarëve”, por edhe vetë basketbollisti mbrëmë në orët e vona përmes disa “instastory”.
Kastrati fillimisht njoftoi se po largohej pas tri viteve dhe nëntë titujve, të fituar.

Më tej ai ka falënderuar kryesinë e klubit i cila i ka qëndruar afër në çdo moment.

30-vjeçari më tej falënderoi edhe stafin, bashkëlojtarët e tij trajnerin dhe një mesazh të vecantë e pati për “Torcidën”, dhe gjithë qytetin e Mitrovicës.



Tani, Erjoni mbetet një lojtar i lirë, aludohet se basketbollisti pritet të rikthehet tek Ylli, mirëpo ende asgjë nuk ka zyrtare./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...