Christian Eriksen e ka bërë të qartë qëllimin për t’u kthyer në futboll dhe dëshiron ta përfaqësojë Danimarkën në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Eriksen nuk ka luajtur futboll që prej se e pësoi një sulm kardiak gjatë një ndeshjeje në Euro 2020 dhe si pasojë atij iu vendos një defibrilator në zemër, raporton Gazeta Express.
Mesfushori 29-vjeçar është lojtar i lirë tani, pasi e shkëputi marrëveshjen me Interin duke qenë se ligji italian nuk ia lejon të luajë në Serie A me një aparat të tillë në zemër.
Erikseni dëshiron ta fitojë kondicionin fizik përsëri dhe të jetë i gatshëm për t’ia dëshmuar trajnerit të ekipit kombëtar se ai mund ta përfaqësojë vendin e vet akoma.
“Synimi im është të luajë në Kupën e Botës në Katar. Dua të duaj. Kjo ka qenë mendësia ime gjatë gjithë kohës. Është synim, ëndërr”, tha Eriksen për televizionin danez.
“Se a do të thirrem në kombëtare apo jo është gjë tjetër, por është ëndërr e imja të rikthehem. Jam i sigurt se do të rikthehem sepse nuk ndihem ndryshe. Fizikisht jam përsëri në formë të lartë”, shtoi ai.
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...