Zëvendëskryeministri i parë, njëkohësisht ministri i Jashtëm dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit varet nga vullneti i partive opozitare.
“Shkojmë në zgjedhje të reja nëse ky është vullneti i opozitës, nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha ai për mediat më 15 prill.
Duke folur për propozimet që mund të bëjë subjekti opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, Konjufca tha se në këtë parti ka “emra të pakapërcyeshëm” për LVV-në dhe nëse këta emra propozohen, sipas tij, më pas ky subjekt opozitar do të fajësonte partinë në pushtet për dështim të zgjedhjes së presidentit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin presidentin, në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje.
Kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ka zhvilluar takim me Lumir Abdixhikun, kryetarin e subjektit opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, por takimi ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje për presidentin.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media