Ndeshja mes Bournemouth dhe Luton e javës së fundit në Premier League rrezikoi të shndërrohej në një tragjedi kur kapiteni i skuadrës mike, Tom Lockyer pësoi një atak kardiak në minutën e 59.
Për fat të mirë, ndërhyrja e shpejtë e stafit mjekësor bëri që 29-vjeçari të shpëtonte.
Për Lockyer kjo ishte hera e dytë që shfaqeshin problemet në zemër e tashmë karriera e tij është më në dyshim se kurrë.
Së fundmi, Lockyer merr një këshillë nga Christian Eriksen me mesfushorin e Manchester United që e kaloi vetë një situatë të tillë, kur pësoi atak kardiak në Euro 2020 në ndeshjen ndaj Finlandës.
Eriksen e ftoi kapitenin e Luton të reflektojë dhe të marrë kohë, si dhe të dëgjojë mjekët në lidhje me të ardhmen e karrierës.
“Së pari uroj të jetë mirë, e pashë dhe lexova për atë që i ndodhi Lockyer. Shpresoj të jetë mirë, të marrë kohën e duhur për t’u rikuperuar dhe të shijojë kohën me familjen që e ka aty në çdo rast për ta mbështetur. E këshilloj vetëm që të marrë vendimin më të mirë për veten e tij, të respektojë atë që do t’i këshillojnë doktorët. E di që ka raste kur asgjë nuk mund të ndalojë të luash dhe të ndjekësh ëndrrën, por varet shumë nga ndjesitë dhe doktorët. Duhet të marrë një vendim së bashku me familjen, por e rëndësishme në këtë moment është të fitojë kohë dhe të mendojë vetëm për rikuperimin”, u shpreh Eriksen./ss
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...