
FBL-ESP-LIGA-BETIS-ATLETICO
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, raportohet se nuk ka lejuar që mesfushori i ri i klubit, Arda Turan, të huazohet deri në muajin janar.
28-vjeçari kompletoi transferimin e tij te gjiganti katalun nga Atletico të hënën për 41 milionë euro.
Gjithsesi dënimi i FIFA-s që i ndalon transferime Barcelonës, nënkupton që Turan nuk do të paraqitet zyrtarisht për klubin e ri deri në janar të 2016-ës.
Raportohej se turku do të huazohet për gjashtë muaj deri sa të debutojë në Camp Nou, por, sipas Football Espanas, Enrique do që ai të mbetet në Barcelonë dhe të mësohet me jetën e re.
Turan ishte te Atletico për katër sezone duke i ndihmuar klubit për triumfin në La Ligë.
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...